Sunday, May 31, 2026
spot_img
HomeLajmeKosova humb në miqësore ndaj Çekisë, debutime të reja dhe gol i...

Kosova humb në miqësore ndaj Çekisë, debutime të reja dhe gol i Emërllahut në fund

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 2-1 ndaj Çekisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Pragë.

Vendasit kaluan në epërsi në pjesën e parë me golat e Tomas Ladra dhe Adam Hlozek, duke dominuar 45 minutat e para të takimit.

Në pjesën e dytë, Kosova reagoi dhe arriti të ngushtojë rezultatin me golin e Lindon Emërllahut në minutën e 80-të, por pa arritur të shmangë humbjen.

Në këtë ndeshje u panë edhe dy debutime të reja për “Dardanët”, Rilind Nivokazi dhe Valmir Matoshi, të cilët u aktivizuan për herë të parë me fanellën e Kosovës.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës më 7 qershor kundër Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT