Wednesday, August 5, 2026
spot_img
HomeLajmeKosova drejt zgjedhjeve të reja?, Gjini: Kurti nuk ka pikë ndjeshmërie për...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja?, Gjini: Kurti nuk ka pikë ndjeshmërie për qytetarin (VIDEO)

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, mbrëmë në Rubikon u shpreh i bindur se Kosova po lëviz drejt zgjedhjeve të reja.

Këtë deklarim, ai e bëri duke komentuar takimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.

“Çka pashe unë sonte, ky ka vendosur me çu vendin edhe njëherë në zgjedhje. Është vetëm duke provuar ta hudhë fajin diku tjetër e jo tek vetja, që ta mbani mend të gjithë shikuesit e Rubikonit dhe qytetarët e Kosovës. Për shkak se nuk ka pikë ndjeshmëri për qytetarët e Kosovës. Zero”, u shpreh Gjini.

“Me pasë ndjeshmëri, nuk do të vepronte si po vepron deri më tash. Nuk e lë Kosovën pa energji, nuk blen zall në Serbi… e mos t’i përmendi të gjitha. Qytetarët e kanë në dorë se çka do të bëjnë”, shtoi Gjini.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT