Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajmeKordon policor para Qeverisë, vazhdon protesta në Prishtinë

Kordon policor para Qeverisë, vazhdon protesta në Prishtinë

Para objektit të Qeverisë së Kosovës është vendosur një kordon policor, teksa në Prishtinë po zhvillohet protesta kundër aktgjykimit të djeshëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në hapësirën para objektit qeveritar, duke krijuar një perimetër sigurie.

Kjo masë sigurie është ndërmarrë në kohën kur protestuesit kanë lëvizur nga sheshi “Skënderbeu” dhe janë afruar drejt objektit të Qeverisë.

Protesta po vazhdon me pjesëmarrje të qytetarëve që kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT