Thursday, June 18, 2026
spot_img
HomeLajmeKonstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës

Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës

Sot është konstituuar Këshilli Drejtues i Aleancës duke formalizuar përbërjen e re prej 108 anëtarësh me mandat katërvjeçar.

Kryetari i kësaj partie, Gjini, falënderoi anëtarët për punën e tyre gjatë zgjedhjeve të 7 qershorit ku partia e tij shënoi rritje.

“Gjatë takimit konstituiv, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u uroi të gjithë anëtarëve zgjedhjen dhe i falënderoi për angazhimin e tyre gjatë procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Aleancës.

“Ai theksoi nevojën për mobilizim dhe përkushtim të shtuar në hapat e ardhshëm drejt zhvillimit dhe fuqizimit të Aleancës”.

“Në vazhdim të këtij procesi të konsolidimit, Aleanca njoftoi se së shpejti Këshillit Drejtues do t’i propozohet për miratim edhe Kryesia e re e Aleancës, duke përmbyllur kështu fazën e riorganizimit të strukturave drejtuese”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT