
Ministri në detyrë i Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi ka thënë se sot janë mbajtur mbledhje inauguruee në disa komuna, përfshirë dhe katër komunat veriore të Kosovës.
Sipas tij, gjithëka po zhvillohet në rregull dhe në përputhje me dispozitat që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës.
“Jemi në fazën e konstituimit të Kuvendeve Komunale në mbarë Republikën e Kosovës. Sot janë mbajtur mbledhjet inauguruese në komunat Gjakovë, Graçanicë, Leposaviq, Lipjan, Mamushë, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë, Shtime, Zubin Potok dhe Zveçan. Gjithçka po zhvillohet në rregull dhe në përputhje me dispozitat që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Kryetarëve të rinj u uroj një mandat të suksesshëm dhe u dëshiroj punë të mbarë”, ka shkruar Krasniqi.


