Monday, April 27, 2026
spot_img
HomeLajmeKonjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet të rrëzohet qeveria

Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet të rrëzohet qeveria

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca në fjalën e tij gjatë seancës së thirrur për zgjedhjen e presidentit, tha se opozita po shfrytëzon këtë çështje, për ta dërguar vendin në zgjedhje.

Ai gjithashtu u shpreh se përmes presidentit po tentohet të rrëzohet qeveria, përcjell Klankosova.tv.

“Kriza të cilën po e kalojmë tash, kjo është bashkimi i subjekteve parlamentare këtu, opozitare, për ta shfrytëzuar çështjen e presidentit që përmes pamundësimit të kuorumit, të çojnë në zgjedhje, e cila është shpresa e tyre, shpresa që përmes shfrytëzimit të një institucioni tjetër në këtë rast, që është presidenti, që nuk ka të bëj më qeverinë, të mund ta rrëzojë qeverinë”, tha Konjufca.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT