Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeKonflikt për nota dhe mungesa në shkollë – fqinjët raportojnë rast dhune...

Konflikt për nota dhe mungesa në shkollë – fqinjët raportojnë rast dhune në Gjakovë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku ndërhyrja e policisë ka ardhur pas një konflikti që është dëgjuar nga fqinjët, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 05.04.2026, rreth orës 22:00, në rrugën “Fadil Nimani”, ku siç mëson Sinjali, brenda një familjeje kishte shpërthyer një debat me tone të larta.

Sipas informacioneve, konflikti kishte lindur për shkak të rezultateve të dobëta në mësim dhe mungesave të paarsyeshme të një të miture.

E mitura dhe nëna e saj janë intervistuar dhe kanë deklaruar se nuk ndihen të rrezikuara dhe janë kthyer në shtëpi me dëshirë.

I dyshuari është shoqëruar në polici dhe intervistuar, ndërsa me udhëzim të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT