Sunday, September 27, 2026
spot_img
HomeLajmeKonflikt në familje në Prishtinë – gruaja denoncon bashkëshortin për dhunë, ai...

Konflikt në familje në Prishtinë – gruaja denoncon bashkëshortin për dhunë, ai e mohon

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike.

Ngjarja ka ndodhur më 29 mars 2026 rreth orës 11:30 në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Sipas burimeve, Policia është njoftuar për një mosmarrëveshje në familje dhe menjëherë ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, ku është takuar pala ankuese A. H.

Gjatë deklarimit, ajo ka bërë të ditur se është e martuar me të dyshuarin N.H prej rreth 25 vitesh dhe se gjatë qëndrimit në banesë kishin nisur një konflikt verbal, i cili më pas kishte përshkallëzuar.

Sipas saj, bashkëshorti e kishte goditur me shuplakë në faqe dhe më pas kishte vazhduar me ofendime.

Nga ana tjetër, i dyshuari e ka mohuar kategorikisht se e ka goditur viktimën.

Gruaja ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet, ndërsa në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është regjistruar si “Dhunë në familje”.

Gjithashtu, është lëshuar urdhër për mbrojtje të përkohshme emergjente, ndërsa i dyshuari është lënë i lirë në procedurë të rregullt.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT