Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person ka humbur jetën gjatë punës, raporton Sinjali.
Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar edhe Policia në Pejë, e cila ka bërë të ditur se viktima fillimisht është lënduar gjatë punës dhe më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Viktima është Beqir Vokshi, rreth 43-vjeçar.
“Policia është njoftuar se një punëtor, gjersa ka qenë duke punuar, është lënduar, është dërguar në Spitalin Rajonal. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, ka thënë për Sinjalin, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.


