Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeKonfirmohet raportimi i Sinjalit për aksidentin fatal në Prizren, Policia zbardh detajet...

Konfirmohet raportimi i Sinjalit për aksidentin fatal në Prizren, Policia zbardh detajet e fundit

Një 20-vjeçar ka humbur jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit në magjistralen Suharekë–Prizren, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Sinjalit për rastin dhe ka dhënë detaje se si ndodhi aksidenti.

Aksidenti ka ndodhur më 26 shtator, rreth orës 01:05, në magjistralen Suharekë–Prizren.

Sipas informatave të para të Policisë dhe veprimeve fillestare hetimore, dyshohet se drejtuesi i automjetit, Yll Latifi, rreth 19-vjeçar, nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet dhe rrethanat e rrugës, e cila ishte e lagësht si pasojë e reshjeve të shiut.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, pasagjeri, 20-vjeçar nga fshati Piran i Prizrenit, ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi ka pësuar lëndime trupore.

Sinjali raportoi më herët se viktima është Orlent Xhafiqi, 20-vjeçar, ndërsa automjeti ishte i tipit VW Passat dhe po qarkullonte në drejtim të Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT