Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeBE-ja reagon pas rastit të Vlora Hysenit: Po i ndjekim nga afër...

BE-ja reagon pas rastit të Vlora Hysenit: Po i ndjekim nga afër zhvillimet në Shqipëri

Bashkimi Europian ka reaguar lidhur me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë, Vlora Hyseni, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Komisioni Europian ka bërë të ditur se nuk komenton raste konkrete që janë ende në proces, por theksoi se po i përcjell nga afër zhvillimet në Shqipëri sa i përket sundimit të ligjit.

Zëdhënësi i Komisionit Europian për zgjerimin, Guillaume Mercier, tha se Brukseli është veçanërisht i fokusuar në reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

“Ne nuk komentojmë çështje që janë në proces, por ajo që mund të themi është se ne i ndjekim nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës, veçanërisht reformat në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, fusha në të cilat Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm”, deklaroi Mercier.

Ai u shpreh gjithashtu se Bashkimi Europian ka besim në punën e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë (SPAK).

“Kemi besim të plotë tek aftësia e SPAK për të zbuluar, hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e organizuar”, tha Mercier.

Reagimi i Komisionit Europian vjen në kohën kur lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet një prej çështjeve kryesore në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT