Një rast i konfirmuar dhe tre të tjerë të dyshimtë me sëmundjen e zgjebes janë regjistruar në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” në fshatin Romanovcë të Kumanovës, njoftuan sot zyrtarët e shkollës.
Familja e nxënësit ka dorëzuar në shkollë certifikatën e mjekut. Ndërsa në izolim është edhe motra e nxënësit të klasës së parë. Dy rastet e mbetura janë të dyshimta dhe të dy nxënësit janë në izolim.
Shkolla ka marrë disa masa, përfshirë dezinfektimin.
Në terren kanë qenë të pranishme edhe ekipet e Qendrës për Shëndet Publik, të cilët kanë bërë inspektim dhe kanë bërë të ditur më shumë detaje pas përfundimit të inspektimit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


