Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Amerikë është takuar me kongresistin republikan, Ronny Jackson.
Osmani tha se me Jackson patën bisedë konstruktive mbi partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Komunikimi dhe shkëmbimi i rregullt janë të domosdoshme për të forcuar këtë partneritet. Në këtë kontekst, diskutuam mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nga siguria deri te zhvillimi ekonomik”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.
E para e shtetit e ka nisur vizitën e saj në ShBA dje, teksa ka takuar disa senatorë e kongresistë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


