Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeKomunikimi dhe shkëmbimi i rregullt, domosdoshmëri për partneritet – thotë Osmani pas...

Komunikimi dhe shkëmbimi i rregullt, domosdoshmëri për partneritet – thotë Osmani pas takimit me kongresistin republikan

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Amerikë është takuar me kongresistin republikan, Ronny Jackson, përcjell KosovaPost.

Osmani tha se me Jackson patën bisedë konstruktive mbi partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Komunikimi dhe shkëmbimi i rregullt janë të domosdoshme për të forcuar këtë partneritet. Në këtë kontekst, diskutuam mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nga siguria deri te zhvillimi ekonomik”, shkroi Osmani.

E para e shtetit e ka nisur vizitën e saj në ShBA dje, teksa ka takuar disa senatorë e kongresistë

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT