Monday, September 7, 2026
spot_img
HomeLajmeKolonel Skender Hoxha aderon në PDK

Kolonel Skender Hoxha aderon në PDK

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka mirëpritur kolonel në listën e partisë, Skender Hoxhën, ish-komandant i Brigadës 124 të UÇK-së, ish-atashe ushtarak i Kosovës në Zagreb dhe Komandant i Gardës Kombëtare.

Parmes një postimi në Facebook, Hamza tha se Hoxha për dekada ka qenë pjesë e rrugëtimit të Kosovës nga lufta çlirimtare deri te ndërtimi dhe forcimi i institucioneve të sigurisë së shtetit, transmeton Klankosova.tv.

“Për kontributin e tij është nderuar edhe me Medaljen e Karrierës. Sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz me integritet, përvojë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie. Mirë se vjen, Kolonel!”, ka shkruar ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT