Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeKoci: Asnjë qytetar i Kosovës nuk kalon nëpër Serbi për qejf, por...

Koci: Asnjë qytetar i Kosovës nuk kalon nëpër Serbi për qejf, por për shkak se kushton më lirë (VIDEO)

Avokati Arianit Koci, ka folur lidhur me arrestimet e shtetasve të Kosovës nga autoritetet serbe.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Koci tha se pret një reagim më të fuqishëm nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga institucionet e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Autoritetet serbe tash po e bëjnë një ‘ofensivë’ ndaj qytetarëve të Kosovës, prandaj dhe pritet një reagim më i fortë edhe i Ministrisë tonë të Punëve të Jashtme por edhe i gjithë Qeverisë, nuk mundemi në këtë mënyrë me i leju me i trajtu qytetarët tanë”, u shpreh Koci në emisionin “Info Magazine”.

Pos tjerash, Koci tha se ka biseduar personalisht me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën, për disa ide, për të cilat, sipas avokatit, tashmë mbetet të shihet se a do të ndërmerret ndonjë veprim.

Ndër të tjera, Koci tha se asnjë qytetar i Kosovës nuk kalon nëpër Serbi për qejf, por, siç thotë ai, për shkak të kostos më të lirë.

“Ne nuk mund të biem në një defansivë kundër Serbisë, sepse ajo kurrë s’iu thotë qytetarëve të saj mos kaloni nëpër Kosovë, kurrë nuk ka ndodhë ajo. Nëse ne ju themi mos kaloni nëpër Serbi, atëherë Qeveria duhet të marrë përsipër edhe një pjesë të shpenzimeve me ua mbulu”, tha avokati në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT