Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeKlestor Veseli pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore

Klestor Veseli pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka folur pas përfundimit të protestës në Prishtinë, e cila u mbajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Veseli tha se familjet dhe mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së nuk e kanë humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e saj.

“Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre. Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë. Faleminderit edhe juve që po i kushtoni vëmendje kësaj pune”, tha Veseli.

Ai i bëri këto deklarata pas përfundimit të protestës gjithëpopullore në Prishtinë, të organizuar nga organizatat e dala nga lufta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT