Nisur nga disa deklarata të liderëve të ndryshëm politikë, të cilët kanë kërkuar mbajtjen e debateve mes kandidatëve për kryeministër, televizioni Klan Kosova shprehet i gatshëm për organizimin e këtyre debateve në çdo kohë dhe moment që partitë politike do bien dakord.
Si platforma mediatike më e madhe dhe më e ndjekur në Republikën e Kosovës, Klan-i disponon të gjitha kushtet, hapësirat, teknikën e duhur dhe gazetarët profesionistë për mbarëvajtjen me cilësi të këtyre debateve.
Duke garantuar jo vetëm cilësi por edhe paanshmëri, ne iu kërkojmë partive politike dhe kandidatëve për kryeministër të angazhohen për të ballafaquar premtimet dhe programet e tyre në dobi të qytetarëve të Kosovës, të cilët ashtu si qytetarët e vendeve të civilizuara, meritojnë të gjykojnë në mënyrë sa më transparente përpara se të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ne jemi të gatshëm t’ua ofrojmë këtë mundësi si qytetarëve ashtu edhe liderëve politikë pa asnjë dallim.
Për këtë arsye, duke nisur nga dita e hënë, stafi i gazetarëve të Klan Kosovës do t’u drejtohet zyrtarisht partive politike për të dakorduar detajet me shpresën se të gjitha do kenë gatishmëri për t’u ballafaquar në këto debate të domosdoshme për demokracinë tonë të re.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


