Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeKlan Kosova e KFOR-i fluturojnë mbi veri (VIDEO)

Klan Kosova e KFOR-i fluturojnë mbi veri (VIDEO)

Televizioni më i madh në vend, Klan Kosova, në bashkëpunim me forcën paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR, ka realizuar një reportazh të shkurtër nga ajri mbi veriun e vendit.

Në këtë reportazh i jepet dritë veprimtarisë së forcave ushtarake amerikane në këtë pjesë të territorit të Kosovës.

Në veçanti, bëhet fjalë për bazën ushtarake në Leposaviq, komunën më veriore të Republikës së Kosovës.

Pjesëtarët e trupave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkojnë e vijnë prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat i kontrollojnë me radhë, ditën e natën.

E ekipi i Klan Kosovës i shoqëroi një mëngjes marsi ushtarakët amerikanë drejt një pike, e cila prej shpalljes së pavarësisë njihet si ndër më problematiket.

Se cila është ajo pikë, për çfarë njihet ajo, kush kujdeset për të, çfarë po ndërtohet aty, por edhe për shumë detaje tjera, ndiqeni në vijim reportazhin e plotë:

The post Klan Kosova e KFOR-i fluturojnë mbi veri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT