Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeKjo është gjendja e të riut që u ther me thikë në...

Kjo është gjendja e të riut që u ther me thikë në Istog, futet në sallë për operacion

Konflikti i të rinjve në Istog përfundoi me një të lënduar rëndë, si pasojë e therjes me thikë, raporton Klankosova.tv

Rreth gjendjes shëndetësore të tij, detaje ka dhënë drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla.

Syla tha se pacienti është transferuar në sallë operative, ku do të intervenojnë ekipet përkatëse.

“Një pacient i sjellur nga spitali i pejës, me plagë therëse, gjendje e rëndë.dhe jo stabile, pacienti i lidhur në aparat respirator i intubuar, në QE jonë kryer ekzaminimët e nevojshme, pacienti është transferuar në sallën operative të QE dhe është duke u intervenuar nga ekipet e K torakale, k abdominale, ORL dhe anestezionit, politraumë e rëndë dhe gjendje e rëndë, pas intervenimit do të transferohët në MIQ për trajtim të me tutjeshëm”, deklaroi Syla për Klankosova.tv.

Rreth kësaj ngjarje të rëndë Klankosova.tv ka raportuar edhe më herët sot gjatë ditës.

Pamje nga tentim-vrasja në Istog ku u përfshinë tre të mitur

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT