Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeShowbizKica: Qeveria Kurti nuk ka dashur reformim të sistemit të drejtësisë, por...

Kica: Qeveria Kurti nuk ka dashur reformim të sistemit të drejtësisë, por shtrirje të kontrollit (VIDEO)

Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është diskutuar sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar sektorit të drejtësisë, për çka kandidatja për deputete nga kjo parti Doarsa Kica , pati kritika të ashpra për kryeministrin Albin Kurti.

Ajo tha se Qeveria Kurti s’ka dashur reformim të drejtësisë, por shtrirje të kontrollit.

“P.sh te rasti i Vetingut, mënyra se si është menduar të votohen krejt gjyqtarët dhe krejt prokurorët e sistemit të drejtësisë, ka qenë për të krijuar njëfar mekanizmi, për ta pasur dorën e ekzekutivit apo njerëzve shumica parlamentare, për të vendosur për ata”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT