Friday, April 17, 2026
spot_img
HomeLajmeKëto janë skuadrat që sigurojnë kalimin në gjysmëfinale të Europa League

Këto janë skuadrat që sigurojnë kalimin në gjysmëfinale të Europa League

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në Europa League, ku janë mësuar edhe skuadrat që kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale.

Aston Villa ka deklasuar skuadrën e Bolognas me rezultat 4-0, duke siguruar kalimin tutje.

Fitore të madhe ka shënuar edhe Braga, e cila ka përmbysur rezultatin nga 2-0 në 2-4 ndaj Betis, duke siguruar kualifikimin.

Nottingham ka triumfuar 1-0 ndaj Portos, ndërsa më herët kalimin tutje e ka siguruar edhe Freiburg.

Skuadrat që kanë kaluar në fazën tjetër janë: Aston Villa, Braga, Nottingham dhe Freiburg.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT