Lamine Yamal e sheh Paris Saint-Germainin si skuadrën favorite për ta fituar edhe këtë sezon Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi i Barcelonës e ka bërë këtë deklaratë gjatë një interviste për “Universo Valdano” të Movistarit, ku është pyetur se cilën skuadër e konsideron favorite për trofeun.
“PSG-ja”, është përgjigjur Yamal.
Megjithatë, 19-vjeçari ka thënë se mbrojtja e titullit është më e vështirë sesa fitimi i parë i trofeut.
“Kur fiton një trofe, ta fitosh sërish është më e vështira”, ka thënë ai.
PSG-ja e ka fituar Championsin në dy sezonet e fundit, ndërsa këtë edicion synon të bëhet vetëm skuadra e katërt në histori që e fiton tri herë radhazi, pas Real Madridit, Ajaxit dhe Bayern Munichut.
Yamal ka folur edhe për dobësitë e Barcelonës në ndeshjet ndaj skuadrave të mëdha evropiane.
Ai ka veçuar PSG-në dhe Bayern Munichun si kundërshtarë që i shkaktojnë probleme Barcelonës për shkak të forcës fizike dhe ritmit të lojës.
Barcelona u eliminua nga Atlético Madridi në çerekfinalet e Championsit sezonin e kaluar, pasi humbi duelin me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


