Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmeBlakaj: Në Serbi për krime lufte janë dënuar kryesisht oficerë të rangut...

Blakaj: Në Serbi për krime lufte janë dënuar kryesisht oficerë të rangut të ulët

Në Serbi, personat e dënuar për krime lufte kanë qenë kryesisht oficerë të rangut të ulët dhe jo ata me përgjegjësinë më të madhe, ka thënë Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Blakaj e ka thënë këtë për Radion Evropa e Lirë, në një analizë për proceset gjyqësore për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Sipas të dhënave të autoriteteve serbe të cituara nga REL, që nga themelimi i departamenteve për krime lufte në vitin 2003, janë ngritur 270 aktakuza. Prej tyre, 112 persona janë dënuar, ndërsa 29 janë liruar.

Ndërkohë, një raport i Fondit për të Drejtën Humanitare i vitit 2024 vlerëson se numri i rasteve në Serbi ndaj serbëve për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës nuk është në përpjesëtim me shkallën dhe përmasat e krimeve.

Në Kosovë, që nga ndryshimet ligjore të vitit 2022, janë të mundshme edhe gjykimet në mungesë. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, deri në shkurt të vitit 2025 janë ngritur 15 aktakuza në mungesë ndaj 73 pjesëtarëve të forcave serbe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT