Përderisa gara zgjedhore prodhoi emra që siguruan dhjetëra e madje qindra mijëra vota, në fund të listave të partive gjenden edhe kandidatët që morën mbështetjen më të vogël nga elektorati deri më tani.
Sipas rezultateve të publikuara, në Lëvizjen Vetëvendosje kandidati me më së paku vota ishte Feim Hahirsylaj me 2,468 Vota, ndërsa pas tij renditet Arijeta Ajeti me 1,916 Vota
Në Partinë Demokratike të Kosovës, numrin më të ulët të votave e mori Ilir Peci me 644 vota, ndërsa Shaqir Hetemi siguroi 719 vota.
Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës diferenca ishte e vogël mes dy kandidatëve të fundit në renditje. Albana Bunjaku 507 vota, ndërsa Anduena Mekuli 569 vota.
Ndërkaq, numrat më të ulët të votave u regjistruan në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Argjenta Berbatovci mori 139 vota, duke qenë kandidatja me më së paku vota ndër partitë kryesore parlamentare, ndërsa Agron Pulluzha 244 Vota
Krahasuar me kandidatët më të votuar të këtyre subjekteve, të cilët numërojnë dhjetëra mijëra vota, këto rezultate tregojnë kontrastin e madh të mbështetjes brenda listave zgjedhore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


