Sunday, August 2, 2026
spot_img
HomeLajmeKërkohet paraburgim për burrin e Edona Llalloshit për dhunë në familje

Kërkohet paraburgim për burrin e Edona Llalloshit për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ndaj Gazmond Haxhifejzullahit, bashkëshortit të Edona Llalloshit, kandidates për deputete të LVV-së, është ngritur aktakuzë për dhunë në familje.

Për Klankosova.tv, prokuroria në fjalë ka thënë se për të njëjtin është kërkuar që të caktohet edhe masa e paraburgimit.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen!”, ka thënë prokuroria. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT