Një ngjarje e rëndë është raportuar lidhur me Egzon Reshanin nga Prizreni, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “tentim vrasje” dhe “fajde”, i cili ka kërcënuar zyrtarët e Policisë së Kosovës përmes një “live” në rrjetet sociale, ku është paraqitur nga arratia.
Në video, ai dëgjohet duke bërë deklarata kërcënuese ndaj policëve, duke thënë se do t’ua marrë peng edhe fëmijët.
“Fëmijët kam me iua nxanë peng, gratë kam me ia q*, mos harroni. Xhavit qorri i k***, Tafili, Fitimi, që janë marrë me mu, rune familjen po të kallxoj, rune se kam me ia q* familjen unë kam me u marr me juve, une jau q* grat*, une familjen – ju jeni mesu me femije o shoq, a je Polic hajdeni kapemi, a je Polic? hajde kapetm. I gjalle si bi ne dorë po i dekt po, po i dekt ju kallxoj.”, u shpreh ai.
Ai nuk është ndalur me kaq, duke deklaruar se “ose keni me m’vra ose kam me ju vra”.
“Pasha Allahun… Njësive Speciale në përgjithësi lypin me ia q* gratë në p*, i kanë kap njerëzit veç pse falen, i kanë ngeh zhag. Policëve kam me ia q* robt, Policisë së Kosovës, iu boj thirrje kushdo koftë mos (nuk kuptohet) se kam me ia q* familjen. Ose keni me m’vra ose kam me ju vra. Qekaq”, është shprehur Reshani.
Tutje, ai ka thënë se nuk do t’i dorëzohet Policisë dhe se për këtë do të përdorë edhe armën.
Ndaj tij, Gjykata ka lëshuar urdhëresë për paraqitje në seancë gjyqësore më 23 janar 2026, lidhur me veprën penale “tentim vrasje”.
Ndërsa më 19 janar 2026, Policia e Kosovës e ka shpallur atë në kërkim publik.
“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vrasje në tentativë”, konkretisht më 05.01.2026, rreth orës 22:50, policia ka pranuar informacion se në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren, kishte të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave kishte edhe persona të plagosur, të cilët ishin dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Profili i Reshanit dhe historia e tij kriminale:
Rasti i fundit për të cilin po dyshohet
Një operacion policor është zhvilluar gjatë muajit maj të këtij viti në Prizren, ku në shënjestër kanë qenë disa persona të dyshuar për veprën penale të fajdesë, të lidhur me familjen Kuzhnini.
Hetimet që kanë zgjatur për një periudhë të gjatë kohore, nga viti 2023 deri në vitin 2025, kanë çuar në identifikimin e një grupi prej pesë personash të dyshuar: Eduard Kuzhnini, Bruno Kuzhnini, Gjon Kuzhnini, Elson Kuzhnini dhe Egzon Reshani.
Sipas të dhënave hetimore, të dyshuarit në vazhdimësi kanë ushtruar presion, kërcënime dhe forma të ndryshme dhune ndaj viktimës, duke e detyruar atë të paguaj shuma të mëdha parash në emër të kamatave të fajdesë. Në raste të caktuara, viktima është privuar edhe nga liria, me qëllim të detyrimit për pagesë.
Dëmi financiar i shkaktuar deri më tani vlerësohet të jetë rreth 700 mijë euro, ndërsa të dyshuarit dyshohet se kanë kërkuar edhe rreth 450 mijë euro shtesë si interes.
Gjatë operacionit të realizuar më 16 mars 2026, me urdhër të Gjykatës janë kryer bastisje në pesë lokacione në Prizren.
Si rezultat, është arrestuar Eduard Kuzhnini, i cili tashmë ndodhet në ndalim 48 orësh, ndërsa katër të dyshuarit e tjerë janë në kërkim policor.
Tutje, Sinjali pati raportuar ekskluzivisht veprat që rëndojnë mbi të:
I riu nga Prizreni ka hyrë në telashe me shtetin ende pa i bërë 18-vjet, kur në moshën 17-vjeçare, u dënua për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që për veprën e njëjtë dhe vepra të tjera penale po mbahet në paraburgim edhe pas 12 vitesh. Dënimet e Gjykatës siç duket nuk e mbushën mend të riun, i cili në vazhdimësi ka përsëritur veprat për të cilat ishte dënuar më parë.
Gazeta Sinjali ka raportuar më parë për incidentet ku ka qenë i përfshirë Rashani.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


