Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e së premtes në hyrje të qytetit të Shkodrës, në lagjen “Liria”.
Viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi Haki Bajrami, 78 vjeç, i cili është përplasur nga një kamion teksa po lëvizte në këmbë anës rrugës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, kur një kamion i drejtuar nga shtetasi A. P. e ka goditur për vdekje të moshuarin.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia e Shtetit për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa në vendin e ngjarjes po zhvillohen hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.
Sendet personale të viktimës kanë mbetur në vendngjarje, përfshirë një këpucë dhe disa para.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


