Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeKelmendi: Derisa mbetet vetëm TVVV, atëherë kënaqet lideri me mediat

Kelmendi: Derisa mbetet vetëm TVVV, atëherë kënaqet lideri me mediat

Sot, Komisioni i Pavarur i Mediave ka zgjedhur kryetarin e ri të saj, Besnik Berishën, ende pa i përfunduar mandati kryetarit aktual, Jeton Mehmetit.

Kjo u bë duke ndryshuar rregulloren, për t’ia hapur rrugën zgjedhjes së kryetarit të ri, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë, ka reaguar gazetari Adriatik Kelmendi.

Ai ka propozuar një skenar se çka mund të vijë tani me ndryshimet në KPM.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi tha se derisa TVVV mbetet vetëm, atëherë lideri mund të kënaqet me mediat.

Shkrimi i plotë Adriatik Kelmendit:

Qe një skenar:

KPM-ja dërgon vërejtje. Një mysafir në Rubikon e ka thënë se një ministër ka vjedhur. 1 mijë euro dënim.

Të nesërmen, vërejtja tjetër. Mysafiri tjetër ka thënë se një deputet është i padijshëm. 5 mijë euro dënim.

Ditën e tretë. Një mysafir e ka quajtur kryeministrin – Alpin Kurti. 20 mijë euro dënim.

Të katërtën ditë. Në emision presidentja është quajtur plesidente. 40 mijë euro dënim.

Dita e pestë. Policia bllokon hyrjen në televizion se nuk janë paguar dënimet. Ndalohet sinjali.

Java e dytë. TV21 i ka ftuar vetëm dy mysafirë. KPM-ja mendon se është dashur tre. Disa gjoba nga KPM-ja. Dhe dryni.

Java e tretë. Një mizë në studio të T7-shit. Dryni.

Java e katërt. KTV-ja. Studioja shumë e errët. KPM-ja do dritë, optimizëm. Drynin, menjëherë.

Java e pestë, e gjashtë…

Derisa mbetet vetëm TVVV. Vetëm atëherë kënaqet Lideri. Flet vetëm ai. Dëgjohet vetëm ai.

Dikur mjaftohet vetëm të flasë – vet me vete.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT