Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeE rëndë: 55-vjeçarja nga Deçani u gjet pa shenja jete në rrjedhën...

E rëndë: 55-vjeçarja nga Deçani u gjet pa shenja jete në rrjedhën e ujit të Lumbardhit

Është gjetur pa shenja jete Shyhrete Pajaziti, 55-vjeçarja nga Deçani e cila u raportua e zhdukur para disa ditësh. Kjo u konfirmua nga kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Ndërkohë detaje rreth këtij rasti tragjik për Klankosova.tv ka dhënë Deni Hameli, nga Kërkim-Shpëtimi Malor i Kosovës.

Ai tha se trupi i viktimës është gjetur në rrjedhën e ujit të Lumbardhit.

“Trupi i viktimës është gjetur 7 kilometra e gjysmë nga vendi ku dyshohet se është aksidentuar. Është vërejtur nga banorët e zonës, trupi ka qenë në rrjedhën e ujit të Lumbardhit, pjesa ku lidhet me Drinin”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Hameli shtoi se trupi i të ndjerës kishte hasur në një pengesë në ujë, dhe i njëjti është gjetur nga banorët.

“Trupi ka hasur në një pengesë natyrale në ujë. Banorët e zonës na kanë njoftuar neve, derisa kërkimet kishin qenë duke vazhduar nga policia, ekipet e kërkim – shpëtimit, zjarrfikësit dhe banorët e zonës”, shtoi ai.

“Kemi shkuar dhe e kemi tërhequr pastaj trupin, e kemi vendosur në barrelë dhe kemi vazhduar me procedura tjera të nevojshme”.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT