Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeKanosi një zyrtar komunal përmes Instagramit, 32-vjeçarja shoqërohet në Polici në Ferizaj

Kanosi një zyrtar komunal përmes Instagramit, 32-vjeçarja shoqërohet në Polici në Ferizaj

Një person është shoqëruar në polici në Ferizaj, nën dyshimin për kanosje ndaj një zyrtari komunal përmes rrjetit social Instagram, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj kanë arritur të identifikojnë dhe ta shoqërojnë në stacion policor të dyshuarën me inicialet A.B., 32-vjeçare.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 12 maj 2026, kur e dyshuara përmes Instagramit ka kanosur një zyrtar komunal.

“Me datën 14.05.2026, e dyshuara është shoqëruar në stacionin e policisë dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës sipas procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me urdhër të tij ndaj të dyshuarës është iniciuar procedura e rregullt hetimore për veprën penale “Kanosje”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT