Tuesday, September 15, 2026
spot_img
HomeLajmeKatërshes së UÇK-së i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj, një ditë...

Katërshes së UÇK-së i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj, një ditë para aktgjykimit

Një ditë para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Vendimin e ka marrë gjyqtari Charles Smith, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila po raporton nga Haga.

Sipas saj, vendimi është marrë pasi më 15 korrik ishte caktuar masa e fundit e paraburgimit dhe sot ishte afati për një vendim të ri.

“Është vetëm një çështje procedurale”, ka thënë Mujku, duke shtuar se vendimi mund të ishte marrë edhe pas shpalljes së aktgjykimit, që pritet të bëhet nesër.

Ndërkohë, ende nuk ka afate të tjera për një vendim të ri lidhur me paraburgimin e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit.

Nesër në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT