Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Jabllanicë.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Sipas tij, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës./Klankosova.tv


