Friday, September 11, 2026
spot_img
HomeLajmeKatër të lënduar në aksidentin mes autoambulancës dhe veturës në Klinë

Katër të lënduar në aksidentin mes autoambulancës dhe veturës në Klinë

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15:40 në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Në aksident janë përfshirë një autoambulancë dhe një veturë, ndërsa të lënduarit fillimisht janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë.

Më pas, të katër personat janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku po marrin tretman mjekësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT