Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeKatër persona humbin jetën nga aksidenti mes veturës dhe kamionit me targa...

Katër persona humbin jetën nga aksidenti mes veturës dhe kamionit me targa kosovare

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture të tipit BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës. 

Siç raporton AlsatM, përplasja dyshohet të ketë qenë e fortë, duke bërë që vetura të përfshihej nga flakët menjëherë pas aksidentit, përcjell Klankosova.tv.

Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe djegies së automjetit, identifikimi i viktimave pritet të bëhet përmes procedurave të mjekësisë ligjore dhe obduksionit.

Policia, prokuroria dhe ekipet emergjente po vazhdojnë hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet një version zyrtar pas përfundimit të ekzaminimeve.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT