Një 33-vjeçar ka përfunduar në Polici pasi gjatë kontrollit të veturës së tij u gjet një armë zjarri me fishekë, mëson Sinjali nga burime të afërta me rastin.
Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Milos Peric (33-vjeçar).
Sipas informatave, më 14 maj 2026 rreth orës 22:40, njësia për Reagim të Shpejtë kishte ndaluar një veturë Audi A3 me ngjyrë të bardhë në rrugën Graçanicë–Llapnasellë, afër qendrës “ETC”.
Sinjali mëson se gjatë kontrollit në automjet është gjetur:
një armë zjarri e llojit “Zoraki M906” kalibër 9 mm,
një karikator,
dhe dy fishekë.
Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë relevante policore, ndërsa arma është konfiskuar si provë materiale.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si: “Armëmbajtje pa leje”.
Rasti është proceduar në procedurë të rregullt dhe i është kaluar njësisë së hetimeve për trajtim të mëtejmë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


