Policia e Tiranës ka kapur një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, si pjesëtar i një organizate kriminale në trafikun e drogës.
45-vjeçari, Kol Bushpepa, alias Sokol Bushpepa, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 3 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale: “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 18 ditë burgim.
“Kapet në lagjen “Vasil Shanto” dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.
Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet operative, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin Kol Bushpepa alias Sokol Bushpepa, 45 vjeç, banues në Rrëshen.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 3 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale: “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 18 ditë burgim, shkruan TCh-ja.
Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


