Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës, në vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së re.
Haxhiu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë mbështetjen e nevojshme të deputetëve për të udhëhequr Kuvendin.
Propozimin për Haxhiun e ka bërë deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, i cili ka deklaruar se është arritur një marrëveshje politike me LDK-në për presidentin.
“LVV për kryetare të Kuvendit të Kosovës e propozon zonjën Albulena Haxhiu. Është arritur një marrëveshje politike me LDK për presidentin, kështu që konsideroj se mund të procedojmë me këtë propozim”, tha deputeti Glauk Konjufca.
Në votim, Haxhiu mori 62 vota për dhe 13 kundër.
Në momentin e votimit, në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë, ndërsa 18 deputetë munguan.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


