Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka shkuar në pauzë prej 30 minutash, pas mungesës së dakordimit mes partive politike për mënyrën e votimit të nënkryetarëve.
Kryeparlamentarja e sapozgjedhur, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se partitë nuk kanë arritur marrëveshje për procedurën e votimit.
Haxhiu ka bërë të ditur se ka propozime që të gjithë kandidatët për nënkryetarë të votohen në një pako, por për këtë mënyrë votimi ka pasur rezerva nga disa prej deputetëve.
Tutje, ajo ka kërkuar nga Lista Serbe që emrin e kandidatit për nënkryetar ta paraqesë me shkrim.
Për postet e nënkryetarëve janë propozuar Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga PDK-ja dhe Kujtim Shala nga LDK-ja.
Ndërkaq, nga komuniteti serb është propozuar Sllavko Simiq, ndërsa nga komunitetet joshumicë Emilija Rexhepi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


