Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeKancelari Scholz humb votëbesimin, Gjermania shkon në zgjedhje

Kancelari Scholz humb votëbesimin, Gjermania shkon në zgjedhje

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, e ka humbur votëbesimin në Bundestag.

Kështu Gjermania shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme që parashihet të mbahen më 23 shkurt.

Scholz arriti t’i marrë veç 207 vota nga 733 deputetë, njofton Klankosova.tv

E për t’i mbijetuar votëbesimit, atij i nevojitej 367 vota.

Qeveria gjermane e udhëhequr nga Scholz, e humbi shumicën më 6 nëntor për shkak të mosmarrëveshjeve edhe me partnerët e koalicionit për mënyrën se si të ngjallej ekonomia gjermane.

Olaf Scholz, me këtë rast e pati shkarkuar edhe Christian Linderin, nga pozita e ministrit të Financave duke bërë që koalicioni qeverisë trepartiak mes SPD-së, FDP-së dhe të gjelbërve të dështonte dhe kështu u krijua nevoja për zgjedhje të reja, tetë muaj para afatit të rregullt.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT