Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeSportKampioni i NBA, Boston Celtics, gati të shitet për 6.1 miliardë dollarë

Kampioni i NBA, Boston Celtics, gati të shitet për 6.1 miliardë dollarë

Ekipi i NBA, Boston Celtics, do të bëhet me pronar të ri, pas më shumë se dy dekadash, ku do të vendosë rekord për çmimin më të lartë në historinë e sporteve të Amerikës së Veriut.

Partneri menaxhues i Symphony Technology Group, Bill Chisholm, do ta blejë skuadrën me një çmim prej 6.1 miliardë dollarësh, njoftoi grupi aktual i pronësisë së Bostonit.

Çmimi i shitjes është më i madhi për një ekskluzivitet sportiv të Amerikës së Veriut, duke kaluar 6.05 miliardë dollarë që një grup i udhëhequr nga Josh Harris pagoi për Washington Commanders të NFL-së në vitin 2023 dhe duke tejkaluar shumë vlerën prej 4 miliardë dollarësh që Phoenix Suns mori kur Mat Ishbia bleu ekipin në të njëjtin vit.

Sipas NY Times, marrëveshja nevojitet që të miratohet nga Bordi i Guvernatorëve të NBA-së, e për këtë thuhet se nevojiten disa muaj për t’u përmbyllur, transmeton Klankosova.tv.

Për pronarin e ri që pritet të vendoset në krye të ekipit ka folur edhe shefi ekzekutiv i Boston Celtics, Wyc Grousbeck, i cili tha se “Billi është një person i mrekullueshëm dhe një tifoz i vërtetë i Celtics”.

“Dashuria e tij për ekipin dhe qytetin e Bostonit, së bashku me kiminë e tij me pjesën tjetër të udhëheqjes së Celtics, e bëjnë atë një zgjedhje të natyrshme për të qenë pronari i ekipit”, tha ai.

Boston Celtics është ekipi më i suksesshëm në histori të NBA dhe kampion aktual i ligës më të fortë të basketbollit.

The post Kampioni i NBA, Boston Celtics, gati të shitet për 6.1 miliardë dollarë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT