Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, po merr pjesë në protestën e sotme gjithëpopullore në Prishtinë, të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Endrit Thaçi është parë në mesin e protestuesve, ku është bashkuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, dhe deputetin Memli Krasniqi.
Protesta po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


