Ka nisur protesta e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në shesh për të kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në mesin e protestuesve janë edhe deputetë dhe anëtarë të partive opozitare, të cilët i janë bashkuar tubimit.
Protesta vjen pas vendimit të Dhomave të Specializuara, me të cilin Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Të katër ish-krerët u shpallën fajtorë për disa akuza për krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


