Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeDjali i Jakup Krasniqit, Altini: Nuk u dorëzuam, do të vazhdojmë të...

Djali i Jakup Krasniqit, Altini: Nuk u dorëzuam, do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka bërë thirrje për bashkim dhe vazhdim të kërkimit të drejtësisë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Duke iu drejtuar protestuesve në Prishtinë, Krasniqi tha se aktgjykimi nuk prek vetëm katër individë, por, sipas tij, një histori më të gjerë të popullit të Kosovës.

“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme. Jam para jush jo vetëm si biri i një njeriu që po përballet me këtë padrejtësi, por si biri i këtij populli”, tha ai.

Krasniqi theksoi se lufta e UÇK-së, sipas tij, ishte luftë për liri dhe dinjitet.

“Ajo që ndodhi në Hagë nuk është çështje ndaj katër individëve. Ky aktgjykim prek një histori të madhe, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të burgosuri politik, çdo të zhdukuri e çdo fëmije që nuk arriti ta shijojë Kosovën e lirë”, u shpreh ai.

Ai tha se nuk do të dorëzohen dhe se do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

“Sot nuk do të dorëzohemi. Nëse dorëzohemi sot, do të na gjykojë edhe e ardhmja. Përgjigjja jonë do të jetë e qartë: nuk u dorëzuam. Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi”, tha Krasniqi.

Në fund, ai u bëri thirrje shqiptarëve dhe partive politike që t’i lënë anash dallimet politike dhe të bashkohen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT