Gazetari Shkumbin Kajtazi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka shumë para dhe pushtet, por sipas tij janë të paguximshëm.
“Për fatin tonë të mirë këta janë të paguximshëm sepse nuk i besojnë njëri-tjetrit”, deklaroi Kajtazi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Kajtazi foli edhe për skenarin që kishte përgatitur VV-ja për votimin e presidentit.
“Unë mendoj që këta janë nis me atë skenar duke besuar që LDK-ja në fund do të dorëzohet. Pra, Albin Kurti nuk e ka nominuar Vjosa Osmanin dhe e ka zgjatur këtë afatin për t’i kaluar mandati presidentes që Vjosa Osmani mos me pasë më çka të bëjë dhe me ardh Albulena Haxhiu aty, dhe ky me negociu direkt me LDK-në, se ka besuar që LDK-ja mundet me i rezistu ofertës”, deklaroi Kajtazi në Klan Kosova.


