Analisti politik, Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti dje në një tubim në Mitrovicë, ku duke folur për opozitën tha se “do plaken e do të rrokaten aty”.
Në lidhje me fjalen “rrokatje”, Kajtazi është shprehur se më së shumti i përshtatet kryeministrit Kurti.
Madje ai e përdori edhe fjalën “i cokat” për Kurtin, duke thënë se i ka të dy këto elemente, përcjell Klankosova.tv.
“Nëse dikujt për diçka i shkon më së shumti fjala “rrokatje” i shkon këtij, ky është i rrokat, ky është edhe i cokat, do të thotë dy elemente i ka”, u shpreh Kajtazi në “Rubikon”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


