Në polici thonë se janë njoftuar me kohë për rastin e rëndë të 13-vjeçares në Istog dhe kanë ndërmarrë veprimet përkatëse sipas procedurave ligjore.
Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës ka treguar se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor.
“Me datë 29 janar në orët e pasdite, rreth orës 14.10, stacioni policor në Istog ka pranuar një informacion nga një qytetar se një i dyshuar është në një objekt pushim dite. Policia menjëherë ka shku në vend të ngjarjes dhe në flagrancë i ka takuar, e ka arrestuar të dyshuarin dhe viktimën e ka shoqëru në stacion policor. Menjëherë është njoftu porkurori dhe porkurori ka kërku që rasti menjëherë ta trajtojnë sektori i hetimeve rajonale në Pejë prokurori me hetuesit e rastit, psikologun, punëtorin e qendrës për punë sociale, mbrojtësin e viktimave, dhe njëri nga prindërit, nëna e viktimës ka qenë aty, është intervistu dhe pas intervistimit të të dyshuarit dhe viktimës, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”.
“Më vonë, është kompletu lënda dhe gjyqtari i procedurës paraprake e ka vazhdu paraburgimin për 30 ditë. Ai ende është në paraburgim. Me të miturën janë kry ato procedurat që parashihen, është trajtuar nga të gjithë akterët që i përmenda më herët dhe është liru në shtëpi.Vepra është kryer, prokurori e ka cilësuar veprën dhunim”.
Rreth rastit janë deklaruar edhe nga Prokuroria e Pejës.
“Ky rast është trajtu me prioritet për shkak se me të ndodhë rasti, duhet veçuar këtë rast sepse një telefonatë e një qytetari ka kontribuar shumë përshkak se policia menjëherë shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka kapur në flagrancë personin e dyshuar për veprën penale dhunimi, me crast i njëjti është arrestuar në vendin e ngjarjes ndërkaq viktimë si është dhënë tretmani i duhur nga të gjithë mekanizmat shtetëror duke përfshirë këtu mbrojtësin e viktimave, psikologun, prokurorinë, qendrën për punë sociale dhe të gjithë mekanizmat tjerë”, deklaroi Shkodran Nikci, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
“Për rastin e kësaj jemi njoftu prej policisë, edhe në momentin kur unë jam shku ajo veç ish kanë në polici një orë përpara, edhe kur shkova më thanë që ka pasë dhunë seksuale ndaj ë miturës, fillimisht pritëm deri sa erdh prokurori, mbrojtësi i viktimave, psikologja bashkë me prokuroren, deri sa u mbledhën krejt akterët”, thotë Diana Zekaj, Menaxhere e rastit në QPS Istog.
Menaxherja e rastit bën të ditur se, për të vlerësuar gjendjen emocionale të vajzës pas rastit, është angazhuar një psikologe, e cila po zhvillon disa seanca me të në kuadër të mbështetjes profesionale.
“Na, deri qitash e kemi angazhu një psikologe përmes komunës, i kemi majtë 7 seanca deri tash, 2 seanca në javë mbahen, mirë janë shku seancat mirë krejt.
Cili është qëllimi i mbajtjes së këtyre seancave?
Që me këshillu edhe emocionalisht me pa se ku është e mitura. Mirë po në bazë të asaj që psikologja ka bisedu me mu, faktikisht është konfidenciale, por nuk është se ndihet keq e mitura, është e vetëdijshme për çka e bën edhe.
Pyetje: Në kësi situate, po flasim për një fëmijë 13 vjeçar që është i pavetëdijshëm për veprimet që bën edhe QPS ju jeni në dijeni të vazhdueshëm për problematikat që shkaktohen nga ata si familje dhe në komunitet, a ish deshtë me marrë masa të tjera për ta?
Faktikisht ne si QPS që kemi mujtë por skemi pas mundësi, është me i tërhjekë fëmijët prej familjes, me u tërhjekë e drejta prindërore, por këta fëmijë ne nuk kemi ku me i dorëzu, i kemi 3 familje strehuese që kanë fëmijë, nuk kanë vend.
Pyetje: A s’ka naj qendër strehuese?
Jo, përpara Caritasi Umbrija që është në Klinë, ka pranu fëmijë, por tash kohët e fundit nuk po pranon, kjo është periudhë para se me kanë unë këtu në QPS, më jo, se edhe ata kanë qelë fermën e vet e ata fëmijët janë tu punu aty e në një far forme është privatizu. SOS fshatrat nuk i pranojnë përderisa këta i kanë të dy prindërit, edhe sipas ligjit këta fëmija shkojnë bashkë, nuk guxojmë me i nda fëmijët. Fmija e vogël, cika që i ka 4 vjet ajo është e paaftë. Ka problme me sytë. Dy tjerat të miturat, janë martu, na nuk e kemi ditë hiq, kur jemi shku në polici. As polici a nuk janë kanë të njoftumë me këtë rast, dy motrat e kësaj, një në Ferizaj një në F.Kosovë. një 14 e tjetra 13, nuk jam shumë e sigurtë.
Pyetje: Me dëshirën e prindërve a?
Prindërit, nuk janë që e kryjnë detyrën e tyre shumë mirë. Ata “jo qef s’kemi pasë por kanë dashtë”, e në momentin që ti nuk po ki mundësi të tjera, institucione të tjera, po je i kufizumë, s’po ki ku me u kapë”, thotë Diana Zekaj, Menaxhere e rastit në QPS Istog.
Sipas aktakuzës së Prokuroria Themelore në Pejë, e cila mbështetet edhe në deklarimet e viktimës, 13-vjeçarja nga Istog kishte pasur kontakte me të akuzuarin T.P. 55 vjeç edhe në fund të muajit nëntor të vitit 2025, rreth 2 muaj para rastit që çoi në arrestimin e tij.
Sipas përmbajtjes së aktakuzës, ajo kishte deklaruar se ishte takuar me të njëjtin person edhe më herët në një objekt hotelierik, pasi ai i kishte premtuar para në këmbim. Në deklarimin e dhënë para policisë, viktima kishte deklaruar se i akuzuari kishte qenë në dijeni për moshën e saj.
Sipas prokurorisë, T.P, dyshohet se ka kryer veprën penale Dhunimi.
Ekipi i emisionit MAT vizitoi edhe familjen e të akuzuarit në një fshat të Klinës, por ata nuk pranuan të prononcohen lidhur me rastin. E paqasshme ishte edhe avokatja e të akuzuarit, Arora Mulhaxha.


