Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeNga rruga te dhuna seksuale: Rasti i rëndë i 13-vjeçares nga Istogu...

Nga rruga te dhuna seksuale: Rasti i rëndë i 13-vjeçares nga Istogu dhe boshllëqet institucionale (VIDEO)

Në mungesë të mbikëqyrjes së duhur prindërore dhe me përfshirje të kufizuar institucionale, 13-vjeçarja nga Istogu është përballur me kushte të rënda jetese, përfshirë qëndrimin në rrugë dhe kërkimin e lëmoshës për mbijetesë.

Në këtë gjendje të cenueshme sociale, ajo është bërë edhe viktimë e një rasti të dhunës seksuale në fund të janarit të këtij viti. Për rastin është ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit, së fundi, dhe procedurat gjyqësore janë duke vazhduar në organet e drejtësisë.

Por, ky rast ngre shqetësime serioze lidhur me mbrojtjen institucionale të fëmijëve në situata të rrezikut social dhe nevojën për ndërhyrje më efektive dhe të koordinuar ndërmjet institucioneve përgjegjëse.

“Më ka marrë, më ka qu te villa, te FSK-ja. Më ka marrë këtu te KEK-u përmas, edhe kemi shku përpjetë te villat. Atij pronarit ja kanë mshelë tash, veç më ka prekë trupit. S’muj me lanë një njeri, a din, veç atë fajtor…

Gazetarja: Po a e din që s’bon zemër se ti je shumë e vogël.

13 vjeçarja: ….

Gazetarja: Është e ndalume me pas marrëdhënie një fëmijë nën 18 vjet me një person të rritur.

13 vjecarja: Për pare.

Gazetarja: Për pare ke pas qef me shku me të a?

13 vjecarja: po

Gazetarja: Sa pare të ka thanë që ti jep?

13 vjecarja: 15 euro.

Gazetarja: 15 euro t’i ka folë që ti jep a?

13 vjecarja: pohon me kokë.

Gazetarja: A i ke marrë tani ato pare?

13 vjecarja: Ncuk, nuk mi ka dhanë.

Gazetarja: Cka të ka thënë para se me hsku me të në hotel?

13 vjecarja: Më ka thanë a po vjen me mu te hotel villa, ti jepi 15 euro

Gazetarja: Edhe ti, ke pranu?

13 vjecarja: Po.

Gazetarja: Ke shku veç për pare me të?

13 vjecarja: Po”, ka treguar 13 vjecarja për emisionin MAT në Klan Kosova.

I akuzuari, T.P., 55 vjeç, sipas deklarimeve dhe të dhënave të përfshira në rast, ka qenë person i njohur për 13-vjeçaren dhe familjen e saj.

“13 vjeçarja: I kom kallxu që më ka ndodhë qashtu, se babi jem ka hangër e ka pi me atë familje.

Gazetarja: E ka njoftë babi yt atë a?

13 vjeçarja: Po more.

Gazetarja: Edhe ti e ke njoftë a?

13 vjeçarja: Po, qysh kur e ka njoftë babi jem, normal që e njoh edhe unë.

Gazetarja: A e ka pas shok a çka?

13 vjecare: Po shok, ka punu te ai.

Gazetarja: Çka ka punu?

13 vjecarja: po me i rujt lopët e qeshtu, me dru ka punu”, thotë  13 vjecarja nga Istogu.

Prindërit e vajzës janë njoftuar për rastin nga organet e rendit”, rrëfen 13 vjecarja për Klan Kosovën.

Ndërsa babai i saj, thotë se s’ka cfarë të bëj.

“Gazetarja: Për rastin e cikës, a ju ka kallxu policia cka ka ndodhë?

Babai: po, na kanë kallxu, çka kemi me bë, ka ndodhë, ka ndodhë, nuk jam as i pari as i mrami…

Gazetarja: A e keni njoftë?

Babai: po, unë përpara kam punu te ai, te lopët e kam punu dru, në mal e.

Gazetarja A të ka pagu?

Babai: po, normal që më ka pagu.

Gazetarja: në polici a keni dhënë deklaratë?

Babai: jo, veç shoqja”, thotë G.V., babai i 13 vjecares nga Istogu.

Nëna, në kohën kur u vizitua nga ekipi i emisionit “MAT”, ndodhej në ditët e fundit të muajit të nëntë të shtatzënisë, duke pritur lindjen e fëmijës së tetë. Ajo nuk pranoi të fliste për rastin. Ajo, madje thotë se nuk ishte fare në dijeni që vajza dilte të kërkonte lëmoshë.

“Edhe jam pak shtatzëne edhe jam e smutë pak, për këtë rast, s’muj…

Nëna: Po jom shku e kom marrë, masi ka dhanë cika deklaratë se skam ditë sen.

Gazetarja: A e ke ditë që del me lypë.

Nëna: Ajo në shpi o kanë, se kam ditë që del me lypë”, tregon nëna e 13 vjecares nga Istogu.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT