Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeKajtazi: Kurti i shqetësuar me mënyrën se si Osmani po komunikon me...

Kajtazi: Kurti i shqetësuar me mënyrën se si Osmani po komunikon me elektoratin (VIDEO)

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur lidhur me zhvillimet politike në vend.

Ai u shpreh se kryeministri Albin Kurti është i shqetësuar për mënyrën se si Vjosa Osmani po komunikon me elektoratin.

“Unë mendoj që z.Kurti tashmë është i shqetësuar për mënyrën se si znj.Osmani po komunikon me elektoratin, përfshirë video-mesazhin e sotëm për diasporën”, tha ai.

Kajtazi gjithashtu foli edhe për çështjen e kartonit të gjelbër, duke e pyetur Kurtin se pse nuk është marrë me anëtarësimin e Kosovës në të.

“Pse nuk e anëtarësove Kosovën në kartonin e gjelbër? Kur ke aplikuar, a ke negociuar me dikë që 6 vjet, përveç me Serbinë që ke negociuar për çështje që kanë shkuar në funksion dhe në shërbim të pakicës serbe, a fole ndonjëherë ti për këtë çështje?”, ushpreh Kajtazi./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT