Tuesday, September 8, 2026
spot_img
HomeLajmeMediumi gjerman: Erblin Osmani ende s’ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën

Mediumi gjerman: Erblin Osmani ende s’ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën

Talenti i Bayern Munichut, Erblin Osmani, ende nuk ka vendosur nëse do ta përfaqësojë Kosovën në nivel ndërkombëtar. Kështu së paku raporton mediumi i njohur gjerman “BILD”.

Sipas raportimit, situata rreth talentit bavarez mbetet e paqartë dhe pritet të qartësohet vetëm në fund të këtij muaji, pasi as lojtari dhe as menaxhmenti i tij nuk kanë dashur të komentojnë për këtë çështje.

BILD ka bërë të ditur se Osmani tashmë është pajisur me pasaportë të Kosovës, gjë që i jep mundësinë të përfaqësojë “Dardanët”. Megjithatë, kjo nuk nënkupton se mesfushori ka marrë vendim përfundimtar për të ardhmen e tij ndërkombëtare.

“Sipas informatave tona, asnjë vendim nuk është marrë pavarësisht deklaratave të ambasadorit së Kosovës (Faruk Ajeti). Është fakt që Osmani është pajisur me pasaportë të Kosovës, që i jep opsionin për të luajtur për vendlindjen e prindërve të tij”.

Sipas mediumit gjerman, vendimi pritet të bëhet më i qartë në fund të muajit, kur të nisë pushimi ndërkombëtar.

“Qartësimet e mëdha do të ndodhin në fundin e muajit kur të nisë pushimi ndërkombëtar”.

Ndërkohë, BILD vlerëson se një largim i mundshëm i Osmanit drejt Kosovës do të përbënte një goditje të madhe për Federatën Gjermane të Futbollit, duke marrë parasysh potencialin e madh të talentit të Bayern Munichut.

“Çka nëse Kosova e merr mesfushorin e talentuar që ka pasur rritje metorike te Bayerni? Do të ishte goditje e madhe për Federatën Gjermane sepse konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj të 2009”, shkroi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT